Aleanca e shkatërrimit
Në vitin 1575, Sulltani Murati III, ndërtoi në Stamboll një observator astronomik, jo më pak të mirë dhe të pajisur se ai i danezit Tycho Brahe që kishte revolucionarizuar shkencën e astronomisë. Në 11 shtator 1577, mbi Stamboll kaloi një kometë, dhe kë më mirë se Taqi al- Din Muhammad ibn Ma’ruf (kështu quhej astronomi kapo), mund të thërriste sulltani t’i jepte shpjegime?! Por astronomi, në vend që të ofronte argumente shkencore, filloi dhe i tregonte përralla, se kjo ishte shenjë e Allahut që armët e padishahut do të fitonin në betejat me të pabesët. Murati III, vërtet ishte karakter i flashkët, por duket ende gëzonte ndonjë rremb inteligjence nga gjyshi i tij Sulejmani i Madhërishëm, dhe e përzuri astronomin me emrin e gjatë që kishte ngatërruar shkencën me fallin. Pas kësaj, për të qetësuar edhe Myftiun e Madh të Stambollit, i cili pretendonte ekskluzivitetin e muhabeteve me të plotfuqishmin, observatori u prish në vitin 1580. Njëqind vjet pas themelimit të observatorit stambolli, në vitin 1675, në Angli, në Greenwich, mbreti Charl II, i dorëzoi John Flamsteedit çelësat e observatorit të ngritur me këmbënguljen e këtij të fundit. Natyrisht që mbreti nuk i kërkoi t’i parashikonte as shëndetin e as t’i gjente armiqtë. Si detyrë primare, ishte përcaktimi i gjatësive dhe gjerësive të tokës, identifikimi i yjeve të palëvizshëm, dhe detyra që kishin të bënin kryesisht me koordinatat, shumë të rëndësishme për lundrimin në dete dhe oqeane të anijeve të madhërisë së tij. Flamsteed, ishte edhe vëzhgues i hollë i fenomeneve të gravitetit, dhe thuhet se Njutoni shfrytëzoi të dhënat e tij për studimet që kryente dhe më vonë i dhanë vendin e nderit në historinë e shkencës. Dhe meqenëse u përmend, kujtohet se kur Njutoni vdiq, trupi i tij u ekspozua për katër ditë në Abacinë e Westminsterit, dhe ditën e varrimit, trupi i tij u mbajt në supet e dy dukëve, tre kontëve dhe Lordit Kancelar. Volteri, që mori pjesë në funeral, kur u kthye në Francë, shkruajti se “pashë një mësues matematike të varrosej si një mbret, që iu kishte dhuruar begati nënshtetasve të tij”. Duke ofruar kështu një shembull të aleancës së shtetit me shkencën dhe respekti reciprok ndaj partnerëve të superstrukturës, si kushti bazë për prosperitetin e një vendi. Tre shekuj e gjysmë më vonë, në Shqipëri, ende një shkencëtari apo studiuesi nuk i është rezervuar funeral shtetëror kur ka vdekur, e të gjallët janë lënë në pragun e urisë. Institucionet janë tretur deri në kockë, dhe atyre që kanë mbetur po i nxjerrin nga godinat. Shkencën për shqiptarët e drejton një farë Ardian Marashi, i cili nuk dihet ku është shquar dhe në cilën fushë ka veprimtarinë. Nuk ka profil zyrtar publik. Ndihet vetëm kur nakatos duart në histori dhe thotë se nuk ka pasur luftë kundër pushtuesve por vetëm civile; herë të tjera kur mendon se gjuha standarde duhet ndryshuar. Ky komandon studiuesit shqiptarë. Me siguri ka pushtetin politik me vete. Pushtet që në Shqipëri ka zgjedhur kahun e kundërt: atë të aleancës me injorancën. Disa javë përpara, Institutin e Folklorit, që gjendet në ish-godinën e Radio Tiranës, e urdhëruan të lërë selinë pasi i ka dalë pronari, dhe të transferohen tek godina e Institutit të Historisë. Nuk mendohet që ky shtet të ndërtojë godina për shkencën. Por ca më keq, i nxjerr jashtë. Ku afera ka pika të errëta dhe lindin dyshime. Pasi ishmbreti Zog, kur themelonte një institucion, ose e ndërtonte godinën, si rasti i Radio Tiranës, ose e blinte. Ndërkohë aty mendohet të ndërtohet një shumëkatësh. A thua “Lordi Kancelar” i shkencës shqiptare ka ndonjë përfitim në këtë mes dhe me kënaqësi mban Njëqind vjet pas themelimit të observatorit stambolli, në vitin 1675, në Angli, në Greenwich, mbreti Charl II, i dorëzoi John Flamsteedit çelësat e observatorit të ngritur me këmbënguljen e këtij të fundit. Natyrisht që mbreti nuk i kërkoi t’i parashikonte as shëndetin e as t’i gjente armiqtë. Opinioni i Ditës OPINION - 13 tabutin e shkencës shqiptare ta çojë një orë e më parë në varr? Njëkohësisht historianëve dhe akademikëve të Institutit të Historisë dhe Gjuhësisë, iu thanë të dalin jashtë dhe të punojnë në shtëpi. Mandatari, është Beqir Meta, edhe ky një historian, që sa herë i kërkojnë ndonjë koment për historinë, e thotë sipas oreksit të qeverisë. Dhe sot, dy institute me arkiva dhe të shkuar të shenjuar për prejardhjen e traditës, gjuhës dhe dokumentimit të historisë, janë rrugëve. Duke e bërë këtë vend karikaturë të vetvetes, të pangjashëm edhe me Mesjetën, dhe ku dinjiteti i shkencëtareve është shkelur me këmbë. Ku nuk mungojnë që shkelmin e parë ta vënë vetë titullarët e institucioneve, të cilët, ca më keq se delenxhiu i Observatorit të Stambollit që me servilizmin e tij mori në qafë institucionin, këta tanët kanë fatin se sulltanët tanë e pëlqejnë fallin, e të dyja palët bashkë në aleancë, i vënë kazmën vendit, derisa ta kthejnë në epokën e gurit.
(BalkanWeb)
(BalkanWeb)