E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqata “Azem Hajdari” e bashkëshortja e Avzni Nelës: PD përfaqëson komunistët

TIRANE- Kryetari i FRD-së, Bamir Topi, takoi dje Sekretarin e Përgjithshëm të shoqatës “Azem Hajdari”, Gëzim Bara, si dhe znj.Lavdije Nela, bashkëshorte e disidentit politik Havzi Nela. Sipas njoftimit për shtyp të FRD-së “në emër të shoqatës dhe mbështetësve që ata përfaqësojnë, bashkëbiseduesit i shprehën z.Topi shqetësimet e tyre dhe vendimin për të mbështetur politikisht FRD-në, si shtëpia e vërtetë e së djathtës shqiptare. 

Shoqata mbarëkombëtare nacionaliste ‘Azem Hajdari’, pas analizës së bërë për zhvillimet e fundit politike, në lidhje me qëndrimin e PD-së për përfaqësimin në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013, konstaton se kjo parti ka bërë pjesë të saj si kandidatë për deputetë, individë që, jo vetëm nuk kanë asnjë lidhje me programin themelues të kësaj partie, por që kanë mallkuar dhe denigruar idealet e Dhjetorit ’90 dhe figurën e Azem Hajdarit. Një prej tyre është ‘kafkëthyesi’ i demokratëve, Kastriot Islami, Lufter Xhuveli e kompani ekstremistësh komunistë. Shoqata ‘Azem Hajdari’ deklaron se FRD-ja është forca që mbështet realisht demokracinë, lëvizjen e Dhjetorit ’90, të ardhmen e kësaj lëvizjeje, që ka nisur tek ideali i Azem Hajdarit dhe shumë demokratëve, të cilët i ka spostuar qëllimisht për të mbushur radhët me komunistë”, - thuhet në deklaratën e FRD-së.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›