E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, KQZ-ja miraton akreditimin e vëzhguesve të 23 qershorit

kqz-4-anetareTiranë- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot me 4 vota pro një sërë projekt/vendimesh. Njoftimi zyrtar thonë se kaluan projektvendimet: Për miratimin e kërkesës së Qendrës për një Shoqëri më të Mirë (PSHM), për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend të datës 23 Qershor 2013. KQZ akreditoi 955 vëzhgues afatshkurtër për vëzhgimin e procesit zgjedhor të 23 qershorit.

Si dhe projektvendimi Për miratimin e vëzhguesve të Qendrës për Trasparencë për vëzhgimin e zgjedhjeve për kuvend të datës 23 Qershor 2013. KQZ akreditoi 388 vëzhgues afatgjatë për vëzhgimin e procesit zgjedhor të 23 qershorit; Projektvendimi Për miratimin e vëzhguesve të Ambasadës Italiane në Tiranë, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 23 Qershor 2013. KQz akreditoi 8 vëzhgues afatshkurtër për vëzhgimin e procesit zgjedhor të 23 qershorit 2013; Projektvendimi Për dhënien e autorizimit disa kryetarëve të njësive të pushtetit vendor, për ndryshimin e vendndodhjes së disa qendrave të votimit, për zgjedhjet për kuvend, të datës 23 Qershor 2013 si dhe projektvendimi Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve të KZAZ-ve, për zgjedhjet për Kuvend të datës 23 Qershor 2013.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›