Humb jetën në aksident 35 vjeçarja, shpëton i biri i mitur
KORÇË - Një grua 35 vjeçare nga Berati humbi jetën në një aksident automobilistik në orët e para të ditës së sotme në rrugën nacionale Korçë-Pogradec. Në makinë me Enkelejda Shëmbarin udhëtonte edhe i biri në moshën 5 vjeçare, i cili ka shpëtuar mrekullisht nga aksidenti i rëndë.
Burime nga Policia e Korçës thanë se aksidenti ka ndodhur kur drejtuesja e mjetit tip "Fiat" me targa greke, është përplasur pas një muri betoni anës rrugës dhe si pasojë ka gjetur vdekjen. Fillimisht e aksidentuara u transportua ne spitalin e Korçës, por nuk mundi të mbijetojë. Mësohet se Shëmbari po kthehej nga Greqia, ku kishte emigruar, për në Berat, së bashku me djalin e saj. Policia që hetoi këtë aksidenti tragjik, tha se, drejtuesja ka humbur kontrollin e mjetit pasi e kishte zënë gjumi në momentin e aksidentit. Ndërsa fëmija ishte ulur në sediljen e pasme dhe ka marrë plagë të lehta.