Shkëndija elektrike shkrumbon magazinën me ferizol
KORÇË - Një shkëndije elektrike është bërë shkak për një zjarr që ka rënë sot në magazinat e një firme private në qytetin e Korçës. Flaka është përhapur me shpejtësi pasi edhe malli i magazinuar në të (ferizol) ka qenë stimulues për përhapjen e menjëhershme të flakëve. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur katër zjarrfikëset të cilat kanë ndërhyrë për të shuar zjarrin dhe për të mos lejuar përhapjen e mëtejshëm të flakëve ne mjediset e tjera të kësaj firme.
Sipas përgjegjësit të zjarrfikëseve, Koço Çiko shkak është bërë një shkëndijë elektrike në rrjet në pjesën e sipërme të tavanit në një prej magazinave të firmës dhe kjo ka bërë që zjarri të përfshijë një pjesë të konsiderueshme të mallit. Ndërsa drejtuesit e firmës, thonë se dëmet janë të shumta. Gjithsesi grupi i ekspertëve i ngritur për këtë qëllim po punon për të përcaktuar edhe shkakun e vërtetë të zjarrit.