Humb jetën sapo hyn në ujë, 69-vjeçarja pëson atak kardiak

Një 69-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Qeparoit, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një atak kardiak.
Sipas policisë, kur gruaja ka rënë në kontakt me ujin, ajo nuk është ndjerë mirë.
“Sot, rreth orës 13:00, në plazhin e Qeparos, shtetasja E. D., 69 vjeçe, banuese në Kudhës, sapo ka rënë në kontakt me ujin nuk është ndjerë mirë nga gjendja shëndetësore dhe ka humbur jetën. Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak”, njofton policia.
Ndërkaq, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.
/rtsh.al/