Tirana, kremton Diten Boterore te Poezise me poetin Nikola Madzirov Izaura Ndoj
Dita Boterore e Poezise, eshte nje ftese per te reflektuar mbi fuqine e gjuhes dhe zhvillimin e plote te aftesive krijuese. Ne Tirane, kjo dite u kujtua permes nje aktiviteti te organizuar nga “Poeteka” me prezencen e poetit maqedonas Nikola Madzirov, i cili prej disa javesh po qendron si poet rezident ne “Tirana in Between” – shtepi per shkrimtare dhe perkthyes letrare. Poezia ne epoken e komunikimit masiv - a ka rendesi poezia apo bashkebisedimi i poetit Nikola Madzirov me publikun mbi fuqine e gjuhes dhe aftesine krijuese, ishin dy nga temat qe u vendosen ne fokus ne kuader te Dites Boterore te Poezise. Poeti Arjan Leka, tregon per “KJ” se, prezenca e ketij shkrimtari ne Tirane ne kete dite te vecante per poezine ne mbare boten, por dhe ate shqiptare e beri dhe me te vecante kete takim ku reflektuam mbi fuqine e gjuhes permes librit “Guri i zhvendosur”. “Poet, shkrimtar, por edhe studiues na nderuan me poetin e shume cmuar Nikola Madzirov, nje event qe, vec permiresimit te klimes se bashkepunimit mes dy popujve dhe kulturave tona, me siguri do te sjelle edhe permiresime te motit dhe afrimin e pranveres”, shprehu Leka.
Rezidenca e shkrimtareve
“Poeteka” ne bashkepunim me “Traduki”, themeluan ne Tirane programin per shkrimtare dhe perkthyes veprash letrare. Ne thelb te vet, ky program, titulluar “Tirana in between” permban ftesa per shkrimtare te te gjitha zhanreve letrare dhe perkthyes nga rajoni dhe Evropa, te cilet aplikojne per bursa qendrimi nje mujore ne rezidencen e vendosur ne njeren prej lagjeve qe ruan ende dicka nga gjurma e Tiranes tradicionale, por qe njekohesish eshte dhe pjese e jetes moderne te qytetit. Nje nga arsyet per emertimin e projektit “Tirana in between”, eshte pozicioni apo vendndodhja e kesaj hapesire gjeo-emocionale si nje qender kulture mes te shkuares tradicionale dhe jetes se sotme, mes jetes se institucioneve dhe rrjedhave kulturore jashte-institucionale, mes jetes shoqerore dhe elementeve domethenes te natyres: malit, lumit dhe detit, mes te cilave Tirana ndodhet.
Synimi
Projekti “Tirana in between”, vec te tjerash synon te lidhe jeten kulturore dhe letrare te vendit me qendrat e tjera te librit ne rajon dhe ne Evrope, duke u ofruar si nje ndermjetes qe gjalleron dhe pasuron me pervoja skenen kulturore te qyteteve dhe qendrave te perfshira ne program, te tilla si botime ne revista letrare, shtegtime te leximeve autoriale si dhe pjesemarrje ne festivale te letersise, perfshi ketu edhe panaire libri apo studio letrare ne dobi te perkthimit ne gjuhet e kontinentit, por vecanerisht ne gjuhet e fqinjeve, ne bibliotekat e se cilave letersia shqipe mungon prej kohesh. Pervec shfrytezimit te kesaj periudhe per njohjen vendit dhe krijimtarine, shkrimtaret dhe perkthyesit e ftuar krijojne mundesine e kontakteve me te gjera me boten letrare te vendeve prej nga vijne, duke ofruar nxitje te vemendjes se vendeve dhe te shoqerise se tyre edhe per artistet dhe letersine shqiptare.
Nikola Madzirov, poeti rezident ne Tirane
Nikola Madzirov (poet, eseist, perkthyes) lindi ne vitin 1973, ne Strume, Maqedoni ne nje familje refugjatesh nga lufterat ballkanike. Poezia e tij eshte perkthyer ne tridhjete gjuhe dhe eshte publikuar ne revista dhe antologji ne Evrope, USA, Amerike Latine dhe Azi. Per vellimin poetik “Te mbyllur ne qytet” (1999), ai fitoi cmimin “Studentski Zbor”, si libri me i mire debutues, ndersa per “Diku askund”(1999) cmimin “Aco Karamanov”. Fiton cmimin “Hubert Burda per autore nga Evropa Lindore me vellimin me poezi “Gur i zhvendosur” (2007). Cmimi u dha nga nje juri me anetare poetet Peter Handke dhe Michael Kruger. Per te njejtin vellim ne “Mbremjet Poetike te Struges” fiton cmimin me prestigjioz poetik te Maqedonise “Vellezerit Miladinov”, Madzirov eshte njeri nga koordinatoret e rrjetit nderkombetar te poezise Lyrikline, me qender ne Berlin. Fitues i disa bursave nderkombetare, etj.