Përmbytjet në Shkodër, 4000 ha tokë nën ujë, rritet niveli i ujit
Të tjera rreth shkrimit Nen uje dhe xhamia e plumbit Situata e përmbytjeve gjatë këtyre ditëve
SHKODER -Banorët e lagjeve periferike të Shkodrës dhe të komunave që të nënshkodrës prej gati një jave vazhdojnë të vuajnë pasojat e përmbytjeve të shkaktuara nga shkarkimet e HEC-ve në kaskadën e Drinit, rritja e prurjeve në liqenin e Shkodrës. Sot moti është i mirë dhe mbetet një shpresë se situata mund të përmirësohet duke ngushtuar hartën e përmbytjeve e cila deri mëngjesin e sotëm vazhdonte të mbetej 4000 ha nën ujë.
Sot në mëngjes banorët e lagjeve periferike në zonën e Livadhes kanë vënë re se niveli i ujit është rritur ndjeshëm në krahasim me një ditë më parë për shkak të rritjes së shkarkimeve nga hidrocentraleve në kaskadën e Drinit. Ndërsa mbrëmë 2 familje janë evakuar në Malin e Jushit. Edhe komuna Dajç është e izoluar nga uji dhe në komunën Bushat, 800 hektarë tokë janë nën ujë dhe në 5 shtëpi, uji ka hyrë brenda dhe 60 të tjera, të rrethuara nga uji.
Në zonën e Livadheve, pranë lagjes së Tophanës si dhe tek “ish shtëpia e mushkonjave” uji ka rritur mbi 80 cm ndërsa situata është mjaft problematike edhe pranë banesave të komunitetit rom në qytetin e Shkodrës. Tashmë uji ka dalë plotësisht pranë pedonales së urës së vjetër të Bunes si shkak i fryrjes së liqenit të Shkodrës. Nga ana tjetër uji i liqenit tashmë ka kaluar edhe Bypass- in i cili ishte parashikuar të shërbente si argjinaturë mbrojtëse e qytetit nga përmbytjet, por mospërfundimi i punimeve ka bërë që ky bypass të marrë pamjen e një ishulli brenda ujit që e ka rrethuar nga të gjitha anët.
Probleme ka edhe me kanalizimet e ujrave te zeza që kanë shpërthyer në lagjen e Tophanes dhe Xhabije. Komuna e Anës së Malit vijon të ketë sipërfaqen me përmbytjen me të madhe mbi 1600 ha ndërsa fshatrat e Obotit dhe Goricës janë të bllokuar. Gjithashtu probleme ka edhe në Komunën e Dajçit të Bregut të Bunës ku uji ka dalë edhe në aksin që lidh këtë komunë më pjesën tjetër të vendit duke e bërë të pakalueshëm.
Aski nacional Shkodër- Velipojë vijon të mbesë i bllokuar pranë urës së Gjo Lulit për shkak të nivelit të lartë të ujit ndërsa aty kalojnë vetëm automjetët e tonazhit të lartë. Pritet sot të bëhet një ndërhyrje në këtë aks për të hedhur inerte në mënyrë që aksi të bëhet i kalueshëm edhe për makinat e ulëta.
Nga ana tjetër probleme ka edhe në komunën e Berdicës, Bushatit dhe Velipojës.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)