E Diel, 1 Nëntor 2026

“Paçe me gazeta” i kushtojnë këngë Jozefina Topallit

“E vish jelekun Xhozi kadife, o se shkodronët ty moj ta kanë ble”, - kanë nisur me këngë sot grupi i “Paçe me Gazeta” duke u frymëzuar nga artikulli i gazetës Shekulli, ku Kryeparlamentarja kishte dalë e veshur me jelek tradicional.

Çuli vë në dukje hiret e Topallit të cilat edhe për të tjerët janë evidente. Më pas kalojnë tek shkrimi “Topalli blen dhurata për miqtë e saj”, ku me humor ata thonë “ajo ku të mari jo më të blejë”.

Ata më pas ndezën një kasetofon ku në sfond dëgjohet kënga arbëreshe “Kopile moj kopile”. Me leximin e kryeartikujve me humor thumbues, batuta e këngë “Çuli dhe Banda” ju lënë takim në mëngjeset ndryshe në A1 REPORT!

Redaksia Online
(ad.ti/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›