Humb për vendin tënd, Spanja nuk e do Eurosong
Përfaqësuesja e Spanjës, Pastora Soler në festivalin Europian është shprehur se nuk dëshiron ta fitojë kompeticionin pasi vendi i saj i zhytur në krizën ekonomike nuk mund të përballojë shpenzimet për organizmin e Eurosong-ut vitin që vjen.
Këngëtarja 33- vjeçare, Pastora Soler tha se
Edhe komentatorët e Festivalit në televizionin publik TVE janë lutur që këngëtarja 33- vjeçare, Pastora Soler të mos e fitoj Eurosongun.
“Ju lutem mos e fitoni. Ne nuk duan të paguajmë për Festivalin Europian në vitin 2013.”- ka qenë komenti i tyre.
Sipas rregullave të Eurovisionit vendi fitues kthehet automatikisht në vendin organizator të Festivalit vitin që vjen. Kënga e Spanjës, Quedate Conmigo (Rri me mua) u zgjodh fituese nga 28 këngët konkurruese për të marrë pjesë në Baku të Azerbajxhanit, ku tashmë më 26 maj do të mbahet finalja e madhe.