LDK-ja edhe një herë synon Ferizajn

"Sigurisht se mundemi dhe mënyra e vetme është vetëm përmes votës. LDK nuk përdorë asnjë metodë tjetër, vota është fondamenti i demokracisë, fjala e fundit e demokracisë në botë. Nuk është rruga, nuk është përmbysja, nuk është shembja, nuk është rrënimi është vota ajo që ndryshon këtë gjendje. Nëse e bëjnë të kundërtën, bëhemi, si ata dhe nuk duam të jemi si ata, ne jemi më ndryshe", ka thënë Salihaj.
Salihaj ka numëruar projektet që ofrojnë zgjidhje për qytetarët e Ferizajt, rrugë, kanalizime, hapësira të gjelbra, çerdhe të fëmijëve, sheshin e qytetit, një zonë turistike për të pushuar te Bashkimi i Lumenjve dhe projekte të tjera.
Ndërsa kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se në këto momente qytetarët e ndihmojnë LDK-në vetëm duke dalë në zgjedhje dhe ndryshimi mund të ndodhë vetëm përmes këtij procesi.
"Motoja e jonë është të fitojë Ferizaj dhe ne dëshirojmë të ofrojmë alternativën më të mirë për Ferizajn, të LDK-së me kandidatin tonë Adem Salihaj. Dhe për këtë unë kërkoj të dalim në zgjedhje dhe ta përkrahim Ademin", ka thënë Mustafa, për të shtuar se dëshira nuk sjell fitoren, por fitoren e sjell puna dhe përkushtimi dhe LDK-ja do të fitojë nëse i bëjmë shërbim fitores, jo duke ndenjur tek shtëpia, siç ka ndodhë, duke i sjell dëm partisë.
"Ne nuk do të pranojmë nesër, kur dikush të arsyetohet se na i vodhën votat, ne do t'i mbrojmë votat tona, ta pranojmë rezultatin që del nga votat", ka thënë Mustafa. /kosovapress/