E Diel, 1 Nëntor 2026

Humb prej 3 ditësh 30 vjecari, familjarët apel për ndihmë

Sipas të afërmve, i riu është i sëmurë mendor dhe kjo është hera e parë që është larguar nga shtëpia. 30 vjecari është parë për herë të fundit në dalje të fshatit Oshtimë të Vlorës rreth orës 21:00 të së premtes dhe nuk dihet asgjë për të. 

VLORE- Emiljano Rrapushi 30 vjec nga qyteti i Vlorës, rezulton i humbur që prej së premtes pasi ka dalë nga banesa e tij. Sipas familjareve 30 vjecari është parë për herë të fundit në dalje të fshatit Oshtimë të Vlorës rreth orës 21:00 të së premtes dhe që prej atij momenti nuk dihet më asgjë për të.
Sipas familjarëve, 30 vjecari në momentin e largimit ka qënë i veshur me një bluzë ngjyrë portokalli, pantallona të shkurtra me lule jeshile dhe të bardha. Sipas të afërmve, i riu është i sëmurë mendor dhe kjo është hera e parë që është larguar nga shtëpia. Kushdo që mund të ketë informacion, të kontaktojë në numrin e telefonit të familjarëve 0682295179. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›