Kurbin, Min.Mjedisit projekt për shtimin e faunës së egër
KURBIN- Për të mbajtur një zhvillim të qëndrueshëm të faunës në vendin tonë, e cila është përballur gjatë kësaj kohe nga një kërcënim i vazhdueshëm për shkak të gjuetisë së pakontrolluar. Ministria e mjedisit ka nisur zbatimin e një projekti për dhënien në përdorim të zonave të mbrojtura. Një projekt i tillë ka nisur të zbatohet në Patok të rrethit Kurbin, ku prej më shumë se një viti po pregatitet një terren për shtimin e faunës së egër dhe mbarështimin e specieve në rrezik.
Administratori i zonës së Patokut thekson se iniciativa të tilla krijojnë një mbrojtje të faunës së egër, kjo pasi krijohen të gjitha kushtet për mbrojtjen e saj.
Aktualisht në zonën e patokut po pregatiten për ti dhënë natyrës mbi 200 krerë thëllënza dhe një sasi e konsiderueshme fazanës e lepujsh.
(e.n/News24/Balkanweb)