Humbë 3 me 2, ky Chelsea në "zi"

Rezultatet negative të Chelseat vazhduan edhe në përballjen e sotme. Chelsea nuk ka arritur të mbajë epërsinë që kishte me Newcastle duke humbur 3 me 2 në fund.
Vendasit kishin epërsinë me golin e Gutierrez të realizuar në minutën e 41. Chelsea e përmbysë disavantazhin me golat e Mata dhe Lampard të realizuara në minutat 55 dhe 61.
Transferi i Newcastle në janar, Mousa Sissoko barazoj në 2 me 2 me golin e shënuar në minutën e 68.
Pikërisht Sissoko shënoj në minutën e fundit të ndeshjes për fitoren e Newcastle duke futur kampionin e Evropës në një krizë rezultatesh./Indeksonline/