E Diel, 1 Nëntor 2026

Jahjaga me Xherdanin, e fiton edhe një fanelë

Ylli kosovaro-zvicëran, Xherdan Shaqiri është pritur sot nga presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga. Shaqiri së bashku me familjarët e tij u prit nga Jahjaga duke ndarë falënderime për njëri tjetrin.

Xherdan Shaqiri u vlerësua për talentin dhe vlerat që po i tregon në Evropë duke ngritur edhe krenarinë e të qenit kosovar.

Për presidenten, Shaqiri pati një dhuratë. Ylli kosovar i dhuroj fanelën me numër 11 të cilën e mbanë te Bayern Munchen./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›