Një gol i Rooneyt, 10 pikë më shumë se City

Manchester United e ka mposhtur edhe Fulhamin në udhëtim duke vazhduar serinë e suksesshme në Premierligë.
Një gol i Rooneyt i realizuar në minutën e 80 të ndeshjes ishte vendimtar në këtë ndeshje.Rooney me këtë gol vazhdoi serinë e golave duke realizuar plot 3 herë në 2 ndeshjet e fundit.
United tani ka 10 pikë më shume se Manchester City që është në vendin e dytë, ndërsa City nesër takohet me Liverpoolin në derbin e kësaj jave në Premierligë. /Indeksonline/