E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma e Zeman, edhe Cagliari e "han"

Shkarkimi i Zdenek Zeman nga stoli i Romës është më afër se kurrë. Cagliari e ka mposhtur me plot meritë Romën midis "Olimpicos". 2 me 4 ishte rezultati i fitores së Romës në këtë ndeshje.

Nainggolan shënoj për 1 me 0 në minutën e pestë. Totti barazoj në minutën e 35 me një gol të bukur nga gjuajtja e lirë. Goicoechea shënoj në portën e tij për epërsinë e radhës të Cagliarit.

Sau ngriti avantazhin në 3 me 1 në minutën e 53 ndërsa Pisano i dha goditjen e fundit Romës në minutën e 71 për 4 me 1.

Marquinho shënoj golin e fundit në ndeshje në minutat shtesë për golin e dytë të Romës në këtë takim./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›