Humbën jetën 141 persona, video nga momenti i shembjes së urës në Indi

Të paktën 141 persona kanë vdekur pas shembjes së urës në shtetin perëndimor indian të Gujarat të dielën në mbrëmje.
Shumica e viktimave ishin gra, fëmijë ose të moshuar. Ura 230 m (754 ft) në lumin Machchu në Morbi u ndërtua gjatë sundimit britanik në shekullin e 19-të. Ura ishte rihapur vetëm një javë më parë pas riparimeve, ndërsa momenti tragjik i shembjes së saj është kapur nga një kamera sigurie.
/rtsh.al/