Rusia akuza Perëndimit: Po përpiqen të rekrutojnë diplomatët tanë

Ministria e Jashtme ruse akuzon Holandën se “jo vetëm se nuk i ka parandaluar këto akte të paligjshme, por edhe ka marrë pjesë në to”.
“Në prill, anëtarët e shërbimeve speciale holandeze u përpoqën të rekrutojnë tre diplomatë rusë, të cilët më parë ishin shpallur persona non grata”, tha Ministria e Punëve të Jashtme ruse.
Pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar një valë dënimesh ndërkombëtare dhe një “breshëri” sanksionesh të shoqëruara me dëbimin e qindra diplomatëve rusë nga vendet perëndimore. Në disa raste, këto dëbime shoqëroheshin me akuza për spiunazh. Moska është zotuar t’i përgjigjet secilës prej këtyre masave dhe dhjetëra diplomatë perëndimorë tashmë janë dëbuar nga Rusia./ CNN.gr
/rtsh.al/