E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dëmtohet sërish, Pogba humb Botërorin

Sipas të gjitha gjasave, ylli i Juventusit, Pol Pobga, do të mungojë në Botërorin “Katar 2022”. Francezi, i cili e pati marrë veten pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në gjuri, ka pësuar një tjetër dëmtim, këtë radhë të muskulit të këmbës, dhe do të mungojë të paktën edhe për dy javë. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur të hënën e përditshmja prestigjioze sportive italiane, “La Gazzetta dello Sport”, e cila sqaron se Pogba është dëmtuar në stërvitje dhe për këtë arsye është i detyruar të bëjë pushim edhe për një periudhë të pacaktuar kohe.

Për shkak të këtij dëmtimi, Pogba nuk pritet të ftohet nga trajneri i Francës, Didier Deshomp, për Botërorin që nis më 20 nëntor. Deshompi do ta bëjë publike më 9 nëntor listën e futbollistëve dhe mesfushori ishte në garë me kohën për ta bindur trajnerin e përfaqësueses se ishte gati, garë të cilën ai duke se e ka humbur tashmë. Pogba nuk do ta luajë asnjë ndeshje zyrtare për Juventusin këtë vit, për shkak të dëmtimit më të fundit, teksa duhet kujtuar se nuk ka luajtur ende për bardhezinjtë këtë edicion.

29-vjeçari u kthye nga Mançester Junajtid tek Juventusi si futbollist i lirë, ndërsa nënshkroi një kontratë katërvjeçare. Por, ai ka ende telashe me gju. Pogba nuk ka luajtur ndeshje zyrtare që prej 19 prillit, ndërsa ndeshja e tij e fundit e plotë ishte më 12 mars të këtij viti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›