E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rusia ashpërson luftën në Ukrainë, bombardon të gjithë territorin e saj

Rusia përshkallëzon luftën në Ukrainë duke bombarduar të gjithë territorin e saj, përfshirë edhe kryeqytetin Kiev.

Të paktën dy shpërthime u raportuan në Kiev, ndërsa në pjesën më të madhe të vendit ka ndërprerje të energjisë dhe ujit.

Edhe në Kharkiv u bombardua infrastruktura e qytetit dhe objekte të ndryshme. Përshkallëzimi i luftës erdhi si pasojë e sulmeve me dron të flotës ruse në Detin e Zi në krime, për të cilat Moska fajëson Kievin.

Sulme me raketa u raportuan gjithashtu në rajonin qendror Vinnytsia, në Dnipropetrovsk dhe Zaporizhzhia në jug-lindje dhe Lviv në Ukrainën perëndimore.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›