E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermaninë, më lehtë se me Paraguain

David Vija

David Vija, golashënuesi më i mirë i Spanjës në këtë botëror, ka deklaruar se përballja me Gjermaninë do të jetë më e lehtë se me Paraguain. “Gjermania luan pa kalkulime dhe kjo na shkon më shumë se sa loja e mbyllur e Paraguait. Gjermanët i respektojmë pa kufi”, ka thënë David Vija. Ndërkohë, shoku i tij i skuadrës, Ksavi, ka pohuar se Spanja nuk luan vetëm për rezultat, por do të kënaqë me lojë edhe publikun. Portieri i Spanjës, Iker Kasijas, mendon se takimi i tyre me gjermanët do të duhej të ndodhte në finale. “Spanja dhe Gjermania kanë treguar lojë dhe futboll më së shumti deri tani në kampionatin botëror dhe e kemi merituar të ndeshemi në finale”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›