E Shtunë, 31 Tetor 2026

Felipe Melo shpëtohet nga policia

Brazil

Duhet thënë se Ronaldo e kishte paralajmëruar: Mos hajde në Brazil. Por ai ka vendosur gjithsesi të kthehet në atdhe. Dhe ka rrezikuar të dhunohet. Një rikthim në atdhe për t’u harruar për kombëtaren braziliane, të eliminuar nga botërori, por në veçanti për Felipe Melon. Sapo avioni u ul në Rio, lojtarët u pritën nga qindra tifozë dhe shumë gazetarë. Pati momente tensioni absolut, kur zbriti Felipe Melo, të cilin e shanë dhe e kontestuan për shumë kohë. Në një moment, mesfushori i Juves, të cilin e priste i ati, u duk i frikësuar. Për ta nxjerrë nga aeroporti ndërhynë forcat e sigurisë. Ndërsa duartrokitje kishte vetëm për Zhulio Sesar, i mbuluar në lot.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›