E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbytet ne lume 55 vjecarja

Një 55 vjeçare u mbyt ne lume për shkak se prurjet e menjëhershme e morën para. Ngjarja ka ndodhur ne Konak te Skraparit dhe viktima është Selvie Bejo. Gruaja po kthehej nga tregu i perimeve te një tjetër fshati dhe tentoi te kalonte lumin ne këmbë.
Vërshimi i rrjedhës nuk i dha asaj asnjë shans shpëtimi. Banoret e fshatit dalluan trupin e pajete, i cili u nxor me pas nga policia lokale. 
Ky është rasti i dyte i mbytjes ne këtë lum dhe banoret kane shprehur kërkesën e ngritjes se një ure.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›