Autoritetet shtetërore nderojnë dëshmorët britanikë të rënë në Shqipëri
13-11-2011 / Gazeta 55
Në Ditën e kujtesës për dëshmorët britanikë, në Tiranë u zhvillua një ceremoni homazh, organizuar nga ambasada britanike, ku të pranishëm kanë qenë edhe autoritete të larta shqiptare.
Kështu, delegacioni shqiptar në këtë ceremoni të mbajtur në varrezën e dëshmorëve britanikë, pranë Kodrave të Liqenit në Tiranë, u kryesua nga kryeministri Berisha, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, zv/kryeministri Edmond Haxhinasto, ministri i Mbrojtjes Arben Imami dhe ai i Punëve të Brendshme, Bujar Nishani.
Kryeministri Berisha nga ana e tij, ka vendosur një tufë me lule në shenjë nderimi, pranë obeliskut të dëshmorëve britanikë, të rënë në vendin tonë.