Humbi jetën njëri prej disidentëve më të njohur në Kubë

Një nga disidentët më të njohur të Kubës, Osvaldo Paja, vdiq si pasojë e një aksidenti rrugor.
Lideri i Lëvizjes Kristian-Demokrate, 60 vjeçari Paja, po udhëtonte me veturë në pjesën lindore të Kubës, kur ndodhi aksidenti.
Në vitin 2002, Paja kishte udhëhequr fushatën për një peticion, me të cilën kërkohej referendumi mbi qeverisjen njëpartiake.
Peticioni u pat nënshkruar nga mbi 30 mijë njerëz, por ishte kundërshtuar nga regjimi komunist i Kubës.
Paja njihet si përkrahës i ndryshimeve demokratike paqësore.
Po në vitin 2002, ai u nderua me Çmimin Saharov nga Bashkimi Evropian.
Paja ishte dy herë i nominuar për Çmimin Nobel për Paqe, nga ish-presidenti i Çekisë, Vaclav Havel.