Siria mohon akuzat se ka përdorur armë bërthamore

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme siriane tha se qeveria do të përdorë armët kimike vetëm si kundërpërgjegjie ndaj “agresionit” që vjen nga jashtë.
Zëdhënësi, Xhihad Makdisi, tha në një konferencë për mediat në Damask se qeveria nuk do të përdorte asnjëherë armë të tilla kundër sirianëve.
Ai theksoi se rezervat me armë bërthamore të shtetit janë nën kujdesin e ushtrisë, pavarësisht konfliktit që ka shpërthyer në vend.
Zëdhënësi i ministrisë tha gjithashtu se situata në Damask është duke u përmirësuar dhe se shumë shpejt gjendja do të normalizohet.