E Shtunë, 31 Tetor 2026

Caceres e Pepe mungojnë në fillim të sezonit

Dyshja e Jueventusit, Martin Caceres e Simone Pepe pritet të mungojnë në fillim të sezonit të ri në Serie A, pas lëndimeve që i pësuan në turneun ‘Trofeo TIM’.

Përfaqësuesi uruguaian dëmtoi ligamentet e gjurit, por situata nuk është keq siç dukej, derisa italiani pati lëndim në muskulin e kofshës së majtë.

Lëndimet e pësuara në ndeshje ndaj Milanit nënkuptojnë se do t’i lënë këta lojtarë jashtë fushës për më shumë se një muaj.

Sezoni i ri në Serie A fillon më 25 gusht. Bianconerët shihen favoritë për ta fituar kampionatin italian edhe këtë sezon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›