E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE rrit sanksionet ndaj Sirisë

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian ngritën për një shkallë sanksionet mbi regjimin e Sirisë duke vënë në listë të zezë dhjetëra persona, duke rritur inspektimet e anijeve të dyshohet se tranportonin armë dhe duke bllokuar fluturimet nga Siria.

Shefja e diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton, theksoi se çdo anije që ka të bëjë, në çfarëdo mënyre, me Sirinë e që dyshohet se po transporton armë do të kontrollohet.

Ministri i jashtëm i Luksemburgut, Xha Aselborn, tha se të gjithë aeroplanëve që vijnë nga Siria do t`u ndalohet ulja.

“Sanksionet nuk duhet të nënvlerësohen asnjëherë”, u tha Eshton gazetarëve në Bruksel para takimit me ministrat.

“Ne duhet ta vazhdojmë presionin mbi Sirinë. Ne duhet të vazhdojmë të jemi shumë, shumë të qartë në besimin se presidenti Bashar Al Asad duhet të japë dorëheqjen”, tha ajo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›