E Diel, 1 Nëntor 2026

Humbi nga kutia e burgut, reagon kandidati i "Bashkë Fitojmë": Nuk e njoh rezultatin, do ndjek rrugët ligjore

Humbi nga kutia e burgut, reagon kandidati i "Bashkë

Kandidati i koalicioit “Bashkë Fitojmë” në Rrogozhinë humbi garën për kryetar bashkie pas numërimit të votave nga kutia e të burgosurve.

Shkëlqim Hoxha është shprehur se nuk e njeh rezultatin dhe do të kërkojë përmes të gjitha rrugëve ligjore verifikimin e votave të kutisë së burgut.

Hoxha ishte duke udhëhequr gjatë gjithë kohës ndaj kandidatit të Partisë Socialiste, Edison Memolla, me 57 vota, por numërimi i kutisë së fundit që erdhi nga të vuajtësit e dënimit në burgun e Rrogozhinës rezultoi në masën 90% në favor të PS duke e përmbysur rezultatin.

“Unë kryesoja me 57 vota para, doli kutia e burgut që e përmbysi rezultatin dhe e nxorri kundërshtarin para. Kjo kuti është mister, kush votoi, kush nuk duhej të lejoheh. Nuk e dimë kush ka votuar te kjo kuti. Aq më tepër që babai i kandidatit punon polic. Ka një konflikt të pastër interesi”, është shprehur Hoxha.

Reagimi i plotë:

Motra e Vëllezër, banorë të Rrogozhinës, Lekajt, Kryevidhit, Gosës e Sinaballaj.

Miqtë e mi, bashkëpunëtorë e dashamirës!

Përulem me shumë mirënjohje e respekt, para çdonjerit nga Ju!

Këto muaj të rrugëtimit tonë, kuptova e ndamë së bashku: shqetësimet, problemet dhe nisëm rrugën e përbashkët të kthimit të Pushtetit te Ju, pronarët e vërtetë të Bashkisë Rrogozhinë.

Ju votuat për ndryshimin, për ta ushtruar ju pushtetin, duke përbuzur e përballur njëkohësisht makinerinë e pushtetit, që bëri gjithçka, për të deformuar vullnetin tuaj.

Banorët e Rrogozhinës na votuan, na besuan përgjegjësinë e drejtimit të Bashkisë.

Qeveria e Pushteti në menyrë të paligjshme hartojnë lista me banorë extra, që nuk e ndjejnë përgjegjësinë e votës, e kështu tentojnë të tjetërsojnë fitoren.

Miqtë e mi, ka dhjetra arsye që beteja ligjore do kthejë hakun te ju!

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›