E Diel, 1 Nëntor 2026

Humbi pas 32 vitesh Shkodrën, Berisha: Qytetarët votuan nën rrethim nga bandat e Edi Ramës

Humbi pas 32 vitesh Shkodrën, Berisha: Qytetarët votuan nën

Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet se nuk e njeh rezultati e zgjedhjeve vendore. Ai thotë se qytetarët votuan nën presion, ndërsa flet për një manipulim dhe blerje masive të votës.

Nga selia e PD, Berisha tha se do të hartojë një raport me të gjitha shkeljet, duke ia paraqitur autoriteteve vëzhguese të SHBA dhe BE-së.

“PD do të paraqesë një raport shumë serioz pranë të gjitha autoriteteve që vëzhguan zgjedhjet të BE dhe SHBA për të faktuar në mënyrë kategorike dhunimin masiv, shkelmimin masiv të të drejtës dhe rezultatit të këtyre zgjedhjeve, në një seri bashkish, kandidatët që fituan janë kandidatë të botës së krimit, të drogës dhe votëblerjes. Ajo çka ne konstatojmë, se numërimet janë një Pazar i turpshëm që vazhdon të bëhet çdo minutë”, deklaroi Berisha.

I pyetur për disfatën në Shkodër, qytet që demokratët e humbin për herë të parë pas 32 vitesh, Berisha ia vuri fajin “bandave të Edi Ramës” që sipas tij kishin rrethuar qytetin dhe i bënin presion votuesve.

“Shkodra që thoni ju, votoi nën pushtim të vërtetë, të gjitha pollet e kundërshtarëve tanë, por edhe tonat, e nxirrnin Bardh Spahinë 14 deri në 16 pikë përpara. Nëse mendon ti apo kushdo tjetër se tërhiqet Sali Berisha para krimit, ai sheh veshin e tij pa pasqyrë. Shkodra është shembulli më i shëmtuar në të cilën u votua si në rrethim nga banda të Edi Ramës. Në Shkodër u përdorën sasi kolosale dhjetra miliona euro dhe unë jam i bindur se qytetarë të Shkodrës, zgjedhën e krimit, pushtetin e krimit nuk do ta pranojnë. Autokolona e Bajrave me tre makina të blinduara shëtiste rrugëve të Shkodrës për të blerë vota për Benet Becin, Tom Doshi...U them këtyre kriminelëve, nuk mposhtet Shkodra. Shkodra do të çajë edhe këtë rrethim siç ka çarë rrethimet e tjera”, u shpreh Berisha.

Berisha tha se së bashku me koalicionin, do të marrë vendime se si do të veprohet më tej.

“Qytetarët shqiptarë nuk votuan të lirë. U bënë presione të gjithëanëshme. Mbi basën e kësaj, PD dhe koalicioni do të marrë të gjitha vendimet. Nuk mundet populli opozitar, një gjë u faktua, opozita qëndroi fuqishëm dhe u faktoi shqiptarëve se qeveria dështoi në çdo përpjekje për ta asgjësuar atë, përveçse ndryshimit të rezultatit të zgjedhjeve ku blihej vota me 300 euro, ku operatori në votimin elektronik votonte për zgjedhësin e të tjera.

Mosha mesatare është mbi 45 vjeç se Edi Rama ka përzënë rininë nga Shqipëria, unë mund t’ju jap një shifër të Eurostat. 80 përqind e atyre që kanë braktisur Shqipërinë është nën 30 vjeç. Bandat janë të fotografuara dhe të filmuara. Opozita ka një meritë shumë të madhe kësaj here, nuk ra në kurthet e Edi Ramës”, deklaroi Berisha.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›