E Enjte, 5 Nëntor 2026

Humbi zgjedhjet e 6 marsit, deputetët e PD po i kërkojnë Bashës dorëheqjen!

Humbi zgjedhjet e 6 marsit, deputetët e PD po i kërkojnë Bashës dorëheqjen! 

Kreu i PD Lulzim Basha gjithnjë e më shumë po vihet në vështirësi pas humbjes së zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki të vendit në fillim të marsit. Për më tepër PD e zotit Basha nuk është më as forcë e dytë në këto zgjedhje, pasi vendin e saj e ka zenë grupimi “Shtëpia e Lirisë” e kryesuar nga ish kryeministri Sali Berisha i cili po kërkon të kthehet në krye të partisë që drejtoi për dy dekada.
Deputetët e Partisë Demokratike kanë nisur të mbledhin firma për t’i kërkuar zyrtarisht dorëheqjen Lulzim Bashës nga kreu i PD. 
Mbledhja e tyre është iniciuar nga Tomor Alizoti, dhe do të vijojë deri të shtunën në mesditë, ku deputetët pritet t’ja dorëzojnë në mbledhjen e radhës Lulzim Bashës.
Bie në sy se disa nga ish përkrahësit e tij më të zjarrtë Ervin Salianji dhe Grida Duma, po kthehen në kundërshtarët më të mëdhenj. Ata kanë hedhur idenë e firmosjes për përjashtimin nga grupi parlamentar të kreut të PD.
Përballë kritikëve, Basha ka në krah një pjesë të vogël të deputetëve, krerët e degëve por edhe kandidatët e 6 marsit. Një ditë më parë ai pranoi humbjen, por tha se marrja e përgjegjësive do të bëhet pasi një procesi  analize.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›