Protesta për rritjen e çmimit të naftës, Meta: Qeveria të reagojë

Presidenti Ilir Meta, duke iu referuar situatës së rritjes së çmimeve, ka thënë se Greqia ka miratuar një paketë të ndihmës ekonomike me 300-400 euro për familjet me të ardhura të ulëta.
Një nismë të tillë, sipas tij, kanë ndjekur edhe Maqedonia e Veriut, Kosovës dhe Kroacisë. Zoti Meta shton se Shqipëria ka ndërmarrë zero paketë ekonomike në ndihmë të familjeve e fermerëve.
Ai kërkon që qeveria të ndërhyjë në uljen e çmimit të karburanteve dhe të miratojë një paketë ekonomike për ndihmë të familjeve në nevojë.
Postimi i plotë
Greqia miraton paketën e ndihmës ekonomike 300 – 400 euro për familjet me të ardhura të ulëta.
Maqedonia e Veriut përgatit paketën ekonomike 400 milion euro për zbutjen e krizës së çmimeve, me fokus uljen e çmimit për karburantet, energjinë elektrike dhe ndihmën e familjeve në nevojë.
Kosova ndan 50 milion euro subvencione në bujqësi.
Kroacia heq akcizën e naftës. Shqipëria ZERO paketë ekonomike në ndihmë të familjeve në nevojë, fermerëve dhe bizneseve të vogla dhe ZERO nisma për uljen e çmimeve abuzive të karburanteve, energjisë elektrike dhe mallrave të shportës. Qeveria të ndërhyjë urgjentisht: Për uljen e çmimit të karburanteve; Për miratimin e një pakete ekonomike në ndihmë të familjeve në nevojë. KOHA PËR TË DËGJUAR ZËRIN E QYTETARËVE ËSHTË TANI!