Rama: Kriza e energjisë po konsiderohet si pandemia e re! Më e rëndë se çmimi i karburanteve

Kryeministri Edi Rama, në një takim me furnizuesit e naftës, ka theksuar se për shkak të luftës që po zhvillohet në Ukrainë, ka filluar rritja e çmimit të energjisë elektrike dhe çmimi i karburanteve.
“Po të mos ishte lufta, ky takim nuk është as detyra dhe as përgjegjësia e qeverisë në një sistem demokratik ku me kushtetutë është sanksionuar liria e tregut dhe të ndërhyjë në çështjen e çmimeve. Lufta ka ardhur në Shqipëri me faturën e çmimit të energjisë dhe me faturën e çmimit të naftës dhe me ndikimin në të gjitha çmimet, ky është fakt.
Rritja e çmimeve filloi të jepte shenjat e para në gjysmën e dytë të vitit të shkuar në të gjithë botën si rezultat i një ringritje të fuqishme ekonomike pas pandemisë dhe për rrjedhojë si rezultat i një kërkese shumë të rritur se oferta. Disa muaj më parë u shfaqën edhe simptomat e para të krizës energjetike, por më e rënda është kriza e energjisë, e cila po konsiderohet si pandemia e re.”, -tha Rama.
/rtsh.al/