E Diel, 1 Nëntor 2026

Humbin 4 mijë euro, pronari i servisit merr peng punonjësit

Makinë policie / foto arkiv

Katër shtetas nga Peqini janë vënë në pranga nga policia për shkak se për disa orë me radhë kanë mbajtur peng katër persona të tjerë. Në operacionin e koduar Uikend 3, janë vënë në pranga Albert Mani, 36 vjeç, Enkelejd Sinani, 21 vjeç, Durim Haka, 33 vjeç dhe Besnik Mani, 40 vjeç.

Njëri prej tyre, Besnik Mani, pronar i një pike servisi, në bashkëpunim me tre personat e tjerë, akuzohen të kenë mbajtur peng për disa orë punonjësit e servisit të tij. Kjo për shkak se atij i ishin vjedhur një shumë prej rreth 4 mijë euro.

Mësohet se ata u kanë bërë presion punonjësve për të pranuar se kanë qenë ata autorë të grabitjes apo marrjes së shumës së parave.

Pronari i servilit bashkë me tre të tjerët pasi kanë mbajtur për disa orë punonjësit D.Bufi dhe E.Bufi, E.Dragoti dhe S.Abdullai, i kanë liruar pasi ata nuk kanë pranuar të kenë lidhje me zhdukjen shumës.

Pas lirimit, punonjësit e servilit kanë bërë denoncim në polici. Të arrestuarit pritet të përballen me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë. /B.Nergjoni/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›