Rregullorja e re, Kuvendi s’i kthen më kandidaturat pa i votuar

Kjo parashihet në rregulloren e re të Parlamentit, ndryshimet për të cilën vazhdojnë ende midis mazhorancës dhe opozitës, megjithëse në disa çështje ka ende mosmarrëveshje.
Sipas ndryshimeve të bëra në nenin 111 të kësaj rregulloreje, kandidaturat nuk mund të kthehen pa pasur arsye objektive, siç është mungesa e dokumentacionit. Në ndryshimin e bërë tashmë nuk do të ketë vlerësim evaziv për kandidaturat e Presidentit, por edhe të institucioneve të tjera. “Në rastin kur ka mangësi në dokumentacionin për kandidaturën, komisioni i kërkon kryetarit të Kuvendit të njoftojë institucionin propozues për plotësimin e tyre”, thuhet në pikën e ndryshuar.
Ndryshme janë bërë edhe për funksionimin e Konferencës së Kryetarëve, ku tashmë nënkryetarët e Kuvendit dhe krerët e komisioneve të përhershme parlamentare, bëhet anëtarë me të drejtat të plota. Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin përbëhet nga 10 deputetë të emëruar nga kryetari i Kuvendit, pasi ka marrë mendimin e kryetarëve të grupeve parlamentare, në mënyrë që të ketë përfaqësim të barabartë. Ndryshme janë bërë edhe në një sërë nenesh të tjera. /Start/
2012-04-29 10:02