Kosovë, Jahjaga do kthejë Kodin Penal

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pritet të mos dekretojë Kodin e ri Penal. E përditshmja kosovare Express, raporton se presidentja pritet të kthejë ligjin në Kuvend gjatë javës së ardhshme.
Një veprim i tillë pritet të bëhet pikërisht për dy nenet e kontestuara, 37 dhe 38, që kanë të bëjnë me përgjegjësinë e gazetarëve.
Express-i citon një burim konfidencial, që thotë se Jahjaga do të kërkojë riformulimin e këtyre dy neneve dhe jo heqjen tërësore të tyre.
Presidentja e Kosovës gjatë javës së kaluar ka takuar përfaqësuesit e gazetarëve, të cilët i kanë kërkuar të rikthejë Kodin Penal në Kuvend.
Gjithashtu edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë i kanë kërkuar Jahjagës që të rikthejë Kodin dhe të kërkojë qartësimin e neneve që kanë të bëjnë me mediat. /F.S/