Prova e presidentit, Kaçin: Mesazh për BE

Mesazhet për proces konsensual do të ishin shume domethënëse për shqiptaret dhe ndërkombëtaret".
Deklarata vjen nga Brukseli, dhe është e numri dy i delegacionit në PE për Evropën Juglindore Jelko Kaçin. Ai i konsideron politikanet shqiptarë démodé dhe në rast se edhe këtë herë nuk gjejnë konsensus për emrin e ri të presidentit, ata do të dëmtojnë imazhin e tyre dhe të Shqipërisë dhe më shumë.
"Ne kemi nevojë të flasim për konsensus. Nuk bëhet fjalë të gjejmë vetëm një personalitet, por për të dhënë mesazhe si brenda ashtu dhe jashtë vendit. Dhe, në rastin e Shqipërisë, këto lloj mesazhesh janë shumë të rëndësishme, për arsye se duhet fituar më shumë besim. Nga ana tjetër, unë do të thosha, se njerëzit në Shqipëri janë të ngopur tashmë me konfliktet mes liderëve kryesorë. Dhe këto konflikte, që rikthehen, nuk mirëpriten në Shqipëri. Pra, unë shpresoj se drejtuesit kryesorë do të kenë mësuar diçka nga këto ngjarje, përndryshe, do të bëhen më shumë démodé seç janë tani", tha Kaçin për “AS”.
Kaçin apelon se është koha për të ndryshuar në emër të së ardhmes dhe për një jetë më të mirë. "Ne duam që në Shqipëri të ketë më shumë Evropë. Dhe kjo është ajo për të cilën njerëzit duhet të bien dakord" është mesazhi i qarte i numrit dy ne delegacionin e parlamentit evropian për Shqipërinë. /Start/
2012-04-29 08:46