Humbin 60 mije leje qendrimi te emigranteve ne Greqi
Artan Koci
Rreth 60 mije leje qendrimi te emigranteve te huaj ne shtetin grek perfshi mes tyre edhe shume te emigranteve tane ne kete vend jane deklaruar si te humbura nga zyrat e administrates se bashkive kryesisht ne Athine. Ngjarja ka krijuar anomali per emigrantet si dhe per vete policine helene qe tashme duket se e ka te veshtire per te identifikuar ata te rregullt nisur qe ne zyrat e bashkive veshtiresia paraqitet ne gjetjen e dokumenteve nje here te dorezuara dhe te paguara. Pikerisht nje detaj i tille ka shtuar dyshimet e emigranteve ne shtetin grek se anomalia eshte krijuar enkas per te ripaguruar edhe nje here dokumentacionin ne bashkite apo prefekturat helene kur dihet qe behej fjale per emigrantet qe prisnin te legalizoheshin tani. Ngjarja ne fjale raportohet nga agjencia e lajmeve ne kete vend Newsit.gr e cila referuar deshmive te shumta te emigranteve dhe provave te grumbulluara thote ne lidhje me ngjarjen se keto leje qendrimi kane qene te destinuara per emigrante qe do te legalizoheshin tani . Sipas te dhenave qe ka siguruar Newsit.gr numri i lejeve te zhdukura arrin ne 31.010 por se mendohet te jete dy here me i madh. Sipas agjencise ne fjale lidhur me zhdukjen misterioze te kaq shume leje qendrimeve te emigranteve pergjigja duket se i vjen natyrshem nga shqiptaret qe jetojne e punojne ne kete vend te cilet e dine se sa kushton leja e qendrimit ne tregun e zi.
Vec kesaj nje aspekt tjeter eshte veshtiresia per institucionet greke per te identifikuar keto leje qendrimi pasi policia qe ndalon emigrantet ne rruge per kontroll nuk eshte ne gjendje te vertetoje nese vertetimi qe disponon shtetasi eshte i vjedhur apo i rregullt.
Sipas ketyre te dhenave ajo cka ben me interesante ceshtjen eshte fakti se asnje bashki nuk ka deklaruar grabitje ose vjedhje qe te pakten te justifikoje zhdukjen e vertetimeve. Ndersa nga ana tjeter deri me tashme ne asnje media vendase nuk eshte shtruar ky problem i cili ka qene shume i theksuar para vitit 2006.
Sipas Newsit.gr lista eshte azhurnuar cdo muaj me numrat e serive te lejeve qe kane humbur ne menyre kaq misterioze. Nderkohe qe pervec kesaj ekziston edhe nje liste tjeter me vertetime tip A d.m.th. vertetimi blu qe disponojne emigrantet kur jane duke pritur lejen e qendrimit.
Sipas kesaj agjencie katalogu i dyte ka 17 faqe. Kur beme mbledhjen e dy faqeve te paranumri arrin ne 1.699 ne faqen e pare dhe 1.790 ne faqen e dyte ku mesatarisht 1.700 emra ne cdo faqe shumezim me 17 afersisht numri arrin ne 28.900 vertetime blu te humbura.