Vrasja e Bledar Abdurrahmanit familja i kerkon 1 milion euro biznesmenit italian
Artan Koci
Me kane ngaterruar ne kete histori pasi duan para. E dine shume mire se nje sipermarres italian mund ti kete por familja e shkrete e nje djali nga nje fshat shqiptar jo. Do nje shifer Me kane kerkuar nje milion euro. Po nje milion. Ne shpenzimet e bera eshte futur edhe fatura e psikologut tek i cili ka shkuar nena e djalit qe ka vdekur. Ne kete menyre eshte shprehur biznesmeni italian Evelino Casara 54 vjec banues ne Malo te vendit fqinj i cili po perballet me nje seri gjyqesh ne vendin e tij ndersa rezulton i denuar me tre vjet burg ne Shqiperi me akuzen e vrasjes pa dashje te te riut Bledar Abdurrahmani ngjarje kjo e ndodhur ne 17 tetor te vitit 2003 ne Lushnje.
Ngjarja ne fjale eshte risjelle edhe nje here ne vemendjen e opinionit dy dite me pare nga agjencite e lajmeve italiane ku sipas Ilgiornaledivicenza.it pershkruhet se prej tete vjetesh Casara jeton me nje barre te rende mbi supe por eshte i sigurt per pafajesine e tij dhe per kete nuk ka reshtur se luftuari. Sipas agjencise se vendit fqinj biznesmeni Casara tashme eshte perpara Gjykates se Schios Itali ne nje kauze civile familja e Bledar Abdurrahmanit i riu qe gjeti vdekjen nga te shtenat e armes se gjahut ne 17 tetor te vitit 2003 ne Lushnje ne Shqiperi ka thirrur ne gjyq Casaran si dhe nje kompani sigurimesh ne te cilen kishte nje polic kontrate ne ate kohe. Kompania ka preferuar te shkoje edhe kjo ne gjykate pasi deklaron se shuma e kerkuar eshte shume e madhe. Ndersa Casara mbrohet nga avokati Alessandro Zocca. Rreth ngjarjes se ndodhur tete vite me pare ne vendin tone agjencia italiane e lajmeve citon se sipas te dhenave 54 vjecari biznesmen ne fushen e hekurit dhe rezident ne Malo banues ne rrugen Raffaello ne Itali ka ardhur ne Shqiperi per gjueti nje pasion i tij i hershem. Ishte hera e pare qe shkoja por edhe e fundit - eshte shprehur Casara per ngjarjen e disa viteve me pare. Sipas deshmise se tij ate dite ata kane shkuar ne nje kasolle bashke me Klevis Bilcarin nje i ri 17-vjecar ne ate kohe qe agjencia qe kishte organizuar udhetimin nga Bresha ia kishte besuar. Casara tregon se Klevisi doli per nje cast per te marre nje shpend te plagosur dhe ne kete kohe ne kasolle hyne Bledari me babane e tij. Sipas te dhenave te biznesmenit italian te hekurit Klevisi qe kishte armen e ka shkrepur aksidentalisht duke lene per pasoje te vdekur djalin tjeter. Me pas u largua me shpejtesi nga vendi por qe u kap nga policia shqiptare. Ai e ka treguar vete ngjarjen se si ndodhi dhe per dy vjet me radhe ka mbajtur te njejtin qendrim duke mos ndryshuar asnjehere version. Por papritur ka ndryshuar deshmi duke thene se ka patur frike nga policia ne ate kohe. Si mund te jete e vertete - pohon Casara. Por sipas te dhenave procesi ka vijuar ne ate pike saqe Evelino Casara eshte thirrur ne gjyq. Sipas mediave vendase pa e ditur ai eshte denuar me tre vjet. Nje proces i rreme sipas dhe avokatit shqiptar qe vete ma ka pohuar - citohet italiani Casara. Sipas ketyre te dhenave edhe ne Gjykaten e Apelit ai eshte denuar perfundimisht me tre vjet nderkohe qe autoriteteve i eshte kerkuar ekstradimi i tij ne Itali. Perpara se te fillonin seancat gjyqesore vinin te me kerkojne prinderit e djalit te ndjere te vdekur si dhe avokatet. Nese pagoja do te kishte perfunduar gjithcka ketu. Por une nuk kisha bere asgje. Nga ana tjeter babai i te ndjerit Bledar ishte i pranishem kur djali i tij u vra dhe kujtoj mire qe ka dashur ti hidhet ne fyt Klevisit qe kishte qelluar dhe qendronte prapa meje. Ate dite as qe edhe u pyeta. Autoritetet e konsullates me moren dhe me thane se mund te kthehesha ne Itali sepse Klevisi ishte rrefyer. Me kthyen madje edhe ciften por tashti... - tregon Casara. Per te gjitha keto biznesmeni italian shprehet i bindur se per gjykaten shqiptare ka ndodhur dicka qe ka cuar ate fillimisht ne banken e te akuzuarve dhe me pas ne ate te denuarit. Jam i bindur eshte vetem ceshtje parash. Me vjen shume keq per ate djale por nuk mund te paguaj une per krimin qe kane bere te tjeret edhe sepse jam krejtesisht i pafajshem. Tashme kjo ceshtje qe me ka shkaterruar jeten me ka kushtuar shume para dhe shume vuajtje. Do te vij edhe momenti shpresoj qe mund te them se mbaroi dhe qe nuk me duhet te mendoj me - shprehet per Ilgiornaledivicenza.it biznesmeni italian Evelino Casara.
Deshmia
Biznesmeni italian rrefen vrasjen e Bledarit nga Lushnja
Rreth ngjarjes se ndodhur tete vite me pare ne vendin tone 54-vjecari Evelino Casara tregon per agjencine italiane te lajmeve Ilgiornaledivicenza.it dy dite me pare se casara ka ardhur ne Shqiperi per gjueti nje pasion i tij i hershem. Ishte hera e pare qe shkoja por edhe e fundit - eshte shprehur Casara per ngjarjen e disa viteve me pare. Sipas deshmise se tij ate dite ata kane shkuar ne nje kasolle bashke me Klevis Bilcarin nje i ri 17-vjecar ne ate kohe qe agjencia qe kishte organizuar udhetimin nga Bresha ia kishte besuar. Casara tregon se Klevisi doli per nje cast per te marre nje shpend te plagosur dhe ne kete kohe ne kasolle hyne Bledari me babane e tij. Sipas biznesmenit italian te hekurit Klevisi qe kishte armen e ka shkrepur aksidentalisht duke lene per pasoje te vdekur djalin tjeter. Me pas u largua me shpejtesi nga vendi por qe u kap nga policia shqiptare. Ai e ka treguar vete ngjarjen se si ndodhi dhe per dy vjet me radhe ka mbajtur te njejtin qendrim duke mos ndryshuar asnjehere version. Por papritur ka ndryshuar deshmi duke thene se ka pasur frike nga policia ne ate kohe. Si mund te jete e vertete - pohon Casara.