Humbin jetën bashkëshortët në aksident në Shkodër-Lezhë, plagoset i biri
Shkodër- Një aksident fatal i ka marrë jetën një çifti bashkëshortësh mëngjesin e sotëm dhe ka lënë të plagosur djalin e tyre.
Sipas policisë aksidenti ndodhi pranë fshatit Beltoj, në aksin Shkodër-Lezhë ku një kamion me targa SH3582E u përplas me një mjet tip Benz me targa SH9726C.
Nga përplasja e fuqishme kanë humbur jetën 2 bashkëshortët Hysni dhe Maje Brahimi, 67 dhe 64 vjeç dhe ka mbetur i plagosur shoferi Dritan Ibrahimi.
I plagosuri është dërguar drejt spitalit, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë në vendin e ngjarjes kamioni ka qenë duke dalë nga një rrugë dytësore kur është goditur nga mjeti që po lëvizte me shpejtësi të madhe. Drejtuesi i kamionit është identifikuar si Skënder Zalli.