E Diel, 1 Nëntor 2026

Rondalo i përgjigjet Mourinho-s: Unë nuk pështy në pjatën ku kam ngrënë

roniCristiano Ronaldo dha konferencën e tij të parë për shtyp në këtë kurs të ri. Projekti i ri, rinovimi, ardhja e Zidane, pozicioni i tij i ri në fushë me Ancelotti-n dhe natyrisht shigjeta e fundit e Mourinho-s që hodhi ndaj portugezit.

Kur iu përgjigj Mou-t, portugezi kafshoi gjuhën e tij, por nuk ka dyshim se është më shumë i zhgënjyer me menaxherin e Chelsea-t: “Ka shumë gjëra në jetë që nuk meritojnë koment…gjithmonë kam respektuar të gjithë trajnerët e mi dhe jam përpjekur për të mësuar prej tyre… Siç e themi ne në vendin tim, unë nuk e pështyj pjatën ku unë ha”.

Në javët e para të punës me Ancelotti-n, portugezi vetëm nxjerr në pah gjëra pozitive: “Risia është se ne jemi shumë të lumtur me trajnerin. Punët janë shumë të mira, jemi duke punuar për të filluar sezonin në mënyrën më të mirë. Carlo është shumë i dashur dhe energjik me ne të gjithë”.

Ronaldo gjithashtu foli për rinovimin e kontratës me Real Madridin: “Kjo ende nuk është zgjidhur. As nuk dua të flas për këtë, sepse më vonë ndoshta di diçka më konkrete, tani unë dua të përqëndrohem të luaj dhe të përgatitem…”.

Ronaldo shton: “Qëllimet janë gjithmonë të njëjta, të gjitha sezonet janë një sfidë për mua dhe unë do të përpiqem të dal më mirë këtë vit, edhe pse unë e di se është e vështirë. Gjithmonë jam një luftëtar…”.

Mbi Bale-n ai s’ka pranuar të komentojë: “Natyrisht unë kam mendimin tim, por unë nuk do ta nxjerr në publik”.

Me Ancelotti-n, Ronaldo është duke luajtur sepse i pëlqen sfida: “Traineri ndryshon pozicionet dhe unë mendoj se tani është koha për të provuar një pozicion të ri…Carlo më jep mundësi për të luajtur kudo dhe unë ndjehem rehat. Le të shohim…”.

Së fundi, Cristiano është në kërkim të optimizmit për sezonin që fillon: “Unë shoh shumë gjëra pozitive… Trajneri është shumë i ndjeshëm dhe i kujdesshëm dhe dua të mësoj prej tij”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›