E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, arrestohen 4 pakistanezënga Turqia në perëndim

ELBASAN - Policia e qarkut të Elbasanit ka arrestuar 4 klandestinë pakistanezë që vinin nga Turqia me një kamion të linjës Turqi - Mal i Zi. Ata kishin kaluar nga pika kufitare e Kapshticës dhe destinacion kishin Malin e Zi, Serbinë, Kroacinë dhe Italinë duke kaluar ilegalisht nëpër to.

Dyshohet se shoqëruesi i tyre mund të jetë shqiptar dhe të tjerë klandestinë të jenë në kalim. Pasi ka arrestuar drejtuesin e kamionit, policia e Elbasanit është duke hetuar lidhjet për të ardhurit e tjerë të mundshëm nga këto vende.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›