E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN parashikime te zymta per Evropen

Fondi Monetar Ndërkombëtar zbulon parashikimet e zymta për Evropën. Në 2012 i gjithë kontinenti i vjetër do të pësojë një reduktim të rritjes ekonomike. Në sfondin e rimëkëmbjes së dobet në nivel botëror është padyshim pasiguria financiare dhe kriza e borxhit. Sipas parashikimeve ekonomike të bëra të ditura sot rimëkëmbja pas një përshpejtimi të lehtë në tremujorion e parë të 2011, ka pësuar një ngadalësim të mëtejshëm në tremujorin e dytë. 

Shkaqet për këtë janë të shumta që nga tragjedia e shkaktuar nga tërmeti dhe cuinami në Japoni e deri tek pranvera arabe që coi në qiej cmimin e naftës. Përshkallëzimi i krizës nuk ka kursyer asnjë sidomos në zonën euro. Pasiguria në tregje ka cuar në rënie të theksuar besimi tëk investitorët.Pasojat përkthehen në disa miliarda dollar humbje. Edhe parashikimet në këtë situatë janë pak shpresëdhënëse; trendi ekonomik në Europë do të jetë zbritës: 2,4% në 2010, 2.3% në 2011 e vetëm 1.8% në 2012. Prespektiva e një rritjeje në rënie prek dhe Gjermaninë e Zvicrën. Tendenca në rënie nuk kursen as ato vende që gjatë këtyre viteve të vështira kanë shënuar sukses në lidhje me konkurrencën e bilancet pozitive pas përballjes së rrezikut të falimentimit të Greqisë e pasigurisë së Portugalisë.

Masat e mara nga qeveritë thotë FMN do të jenë edhe më të ashpra sepse qeveritë duhet të shmangin rrezikun që kriza të shtrihet dhe gjatë 2013. Në 2012 ekonomia portugeze do të rritet me vetëm 1,8%, ajo greke me 2%. Spanja e Italia respektivisht pritet të shënojnë rritje në nivelet e 1,1% e 0,3%. 1.3% rritje për Gjermaninë ndërsa edhe më e zymtë paraqitet situata për vende të tilla si Polonia, Lituania e Letonia ku rritja do të jetë negative -3%. FMN i bëri thirrje eurogrupit të marrë masa të menjëhershme për tu përballur me krizën e borxhit, për të garantuar rimëkëmbjen e ekonomisë rritjen e konkurrencës përmes reformave strukturore që do të evitonin një rënie nën efektin domino.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›