E Diel, 1 Nëntor 2026

Humbin vendin e punës, 8 shoferë gozhdojnë veten në kryq

Humbja e vendit të punës rregullisht ka nxitur njerëzit që të reagojnë në forma emocionale nga më të ndryshme, por në shtetin e Paraguajit ajo shkon në skajet më ekstreme.

Tetë shoferë të Paraguajit e kanë gozhduar vetën në kryq si formë proteste, pasi janë pushuar nga puna nga kompania e transportuese ku ata punonin.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, shoferët e kanë humbur vendin e tyre të punës pasi kërkesa e tyre për rroga më të mëdha ishte hedhur poshtë.

Për pasojë, shoferët nga qyteza veriore e Luque, janë të shtrirë në shpinë, të gozhduar në kryqe prej druri, të shtrirë në tokë para kompanisë ku ata punonin në formë proteste. Pamjet kanë bërë gjiron e botës, teksa ka ngjallur reagime dhe debate në vend.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›