E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humbja, 12 krerët e degëve të PD: Nuk është përgjegjësi e Berishës. Faj dhe ne

Krerët e degëve të PD-së në mbarë vendin bashkohen njëzëri se duhet bërë një analizë e hollësishme e hum bjes së thellë të 23 qershorit. Të kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare”, drejtuesit në 12 qarqet e vendit e quajnë urgjente fillimin e një analize të detajuar nëpër të gjitha degët e PD-së, pasi sipas tyre PD-ja duhet ringritur sërish për një fitore të re në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Por ata janë edhe të një mendimi, se përgjegjësia kryesore e humbjes nuk duhet të bjerë mbi liderin Sali Berisha, por mbi vetë drejtuesit lokalë. Ata fajësojnë ministrat për sjelljet e tyre arrogante duke shkëputur lidhjet me demokratët në bazë. 

Sipas drejtuesve lokalë të PD-së, ata kanë gabuar që nuk kanë treguar realitetin në qytetet e vendit, distancën që krijoi administrata me qytetarët, gjë e cila, thonë ata, u kthye në votë kundër PD-së më 23 qershor. “GSH” kontaktoi me secilin prej të zgjedhurve lokalë, ndërkohë që në mungesë të kryetarëve të cilët refuzuan përgjigjet, në Fier dhe Gjirokastër, kontaktuam me sekretarët e degëve të PD-së, kurse në Korçë me prefektin e qarkut.
(Shkrimi i plote sot ne Gazeta Shqiptare) 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›