Puto: Berisha u bë autokratik, zgjedhjet ishin protestë
Të shpresojmë që Shqipëria do të ketë një imazh të ri! Kështu e fillon intervistën e tij për “Gazeta Shqiptare”, historiani dhe akademiku i njohur Arben Puto. Ndërsa u uron suksese qeverisë së re dhe fituesve të 23 qershorit, deklaron se rezultati i zgjedhjeve ishte një protestë e masave të gjera të popullsisë. “Rezultati spektakolar është një tregues i qartë se pushteti ka ngjallur pakënaqësi dhe zhgënjim aq të thellë”, - vlerëson Puto.
Ai shton se, tashmë hapet një faqe e re, që i jep fund një tranzicioni kaq të gjatë dhe kaq të vështirë. Sipas tij, Sali Berisha me partinë e vet, ka shpërdoruar masivisht pushtetin dhe ka shkelur parimet e rregullat më elementare të sistemit. Njohës i mirë i historisë shqiptare dhe analizues i vendimeve të qeverive që prej 1912-ës e deri më sot, Puto ka dalë disa herë kundër kryeministrit, sidomos kur bëhej fjalë për vlerësimin e figurave historike.
Kundërshti të mëdha mes tyre ka pasur për Ahmet Zogun, ndërsa në këtë intervistë ai shprehet mosbesues ndaj dorëheqjes së shefit aktual të qeverisë. “Nuk mendoj se ky është fundi i jetës politike për të. Pushteti është ambicia e tij e pashuar. Do të qëndrojë si hije dhe do të lëvizë fijet e aksionit politik në opozitë”, - thekson ai. Në fund, Puto uron që demokracia të funksionojë.
(Shkrimi i plote sot ne GazetaShqiptare)
(e.m/BalkanWeb)