Obama: SHBA e shqetësuar për gjendjen në Egjipt
SHBA- Presidenti Barack Obama ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara po e ndjekin me shqetësim situatën aktuale në Egjipt. Kundërshtarët e Presidentit Mohamed Morsi po bëjnë thirrje për largimin e tij nga detyra.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Pretoria me presidentin afrikano-jugor Jacob Zuma, zoti Obama tha se Shtetet e Bashkuara përkrahin metodat paqësore për çdo lloj ndryshimi.
Gjatë përplasjeve në Egjipt janë vrarë të paktën shtatë personi ndërsa qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur. Përleshjet kanë ndodhur mes përkrahësve të qeverisë dhe kundërshtarëve të saj.
Të paktën tre persona humbën jetën të premten në Aleksandri. Mes personave që humbën jetën ishte edhe një student amerikan. Mësohet se ai është goditur me thikë teksa fotografonte protestat.
(a.h/BalkanWeb)