Humbja e Sarkozisë, thuajse e pashmangshme

Francois Hollande - Nicolas Sarkozy
Nikola Sarkozi është vënë në kërkim të votave të së djathtës ekstreme për të shmangur humbjen në raundin final përballë Francois Hollande.
Kandidati socialist ka marrë 28.6% të votave, ndërsa Sarkozi 27.1%, duke rrezikuar që të bëhet i pari president që humbet në raundin e parë.
Këto nuk janë vetëm zgjedhje kombëtare. Këto zgjedhje do të ketë ndikim në kursin e Evropës. Jam në garë për ti dhënë vendin një nxitje të re dhe për ti dhënë Evropës një drejtim të ri, tha Hollande në një takim në qytetin e tij Tulle.

Rezultati sipas zonave zgjedhore
Në vendin e tretë renditet kandidatja e së djathtës ekstreme Marine Le Pen, e cila ka marrë 18% të votave.
Specialistët e sondazheve tregojnë se Hollande është qartësisht kandidati favorit për të fituar në raundin final që do të zhvillohet me 6 maj. Nëse fiton ai do të bëhet presidenti i parë socialist në 17 vite.
Një sondazh i organizuar nga IPSOS, tregon se raundi i dytë do të përfundojë 56% për Hollande dhe 44% për Sarkozi. Nëse ky do të ishte rezultati zyrtar, atëherë do të konfirmohej statusi i Sarkozisë si kreu i shteti më jo popullor në shumë vite. /F.Stafa/