Refuzon ti blen lojën e preferuar, vogëlushi qëllon për vdekjen të atin

Foto ilustruese
Një fëmijë i zemëruar, vetëm 4 vjeç, ka goditur për vdekje babain e tij ai refuzoi ti blinte lojën e preferuar. Vogëlushi nga Arabia Saudite nga zona e Jizanit, ka marrë pistoletën e të atit dhe më pas e ka qëlluar.
Djali vazhdimisht kishte kërkuar që ti blinin një PlayStation dhe raportohet se e ka qëlluar sapo ka vënë re se babai tij është kthyer në shtëpi pa objektin e dëshiruar. 4-vjeçari ka rrëmbyer pistoletën në momentin që babai i tij ka qenë duke u ndërruar dhe e ka qëlluar nga një distancë shumë e afërt.
Një ngjarje e tillë tragjike ushqen debatin e fundi ku thuhet se video lojërat e dhunshme i bëjnë të rinjtë më agresivë dhe shndërrojnë perceptimin e tyre për realitetin. Kurse për fëmijët shuam të vegjël të cilët luajnë lojëra për mbi 18 vjeç, godasin shokët e tyre ashti si në lojë. /F.Stafa/